Sulmohet drejtori i “INSAJDERI”

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, është sulmuar fizikisht nga disa persona. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22.

Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur, raporton Insajderi.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Leave a Reply