Sulo: SHBA-BE zhgënjyen për Kodin Zgjedhor, i dhanë lejekalim Ramës për ta miratuar në mënyrë të njëashme

Gazetari, Arion Sulo, thotë se miratimi në mënyrë të njëanshme i ndryshimeve në kodin zgjedhor nga mazhoranca u bë me “lejen” e ndërkombëtarëve.

Në gjykimin e tij, reagimi i tyre ka qenë i vakët përballë shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa nuk shpreson për asnjë reflektim nga Rama.

Sulo: Jo. Këtë herë ndërkombëtarët kanë zhgënjyer, më së shumti SHBA por edhe BE me qëndrimet e tyre. Edhe gjermanët, vetëm pjesa e CDU, ndërsa pjesa tjetër i ka dhënë një lejekalim Ramës për ti miratuar këto rregullat e lojës në mënyrë të njëashme.

I ftuar në Rtv Ora, Sulo thotë se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave është e pashmangshme.

Sulo: Jo vetëm që mungon gjykata Kushtetuese dhe gjykata e Lartë, jo vetëm që nuk priten të ngrihen deri në fund të dhjetorit por edhe sikur mos të ishte ky debat i madh për Kodin nuk do të hapeshin negociatat. Jemi drejt ndarjes nga Maqedonia dhe ky është lajm shumë i keq, është rënia e alibisë për qeverinë.

Presidenti ndërkohë ka dërguar sot 10 emra në KED, për Kushtetuesen, por Sulo thotë se pa një ndërhyrje në ligj ky proces është futur në ngërç.

Sulo: Nuk mendoj, jam pesimist. I pashë emrat, janë të përsëritur. Kanë kandiduar dhe herë të tjera dhe janë skualifikuar. Është një proces që ka hyrë në ngërç që pa një ndryshim, ndoshta edhe të një pjesë të ligjit, do të jertë i bllokuar.

Lidhur me premtimet elektorale të  kryeministrit Rama, ai ka këtë koment.

Sulo: Premtimet nuk kanë zënë vend por strategjia e komunikimit e Ramë nuk është e keqe. Premtime dhe sulme diversive ndaj opozitës. Çfarëdo bilanci të pretendojë mazhoranca do të përballet me pakënaqësinë individuale të secilit shqiptar.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

ORA NEWS

Leave a Reply