Super operacion në Rinas/ Arrestohen 14 policë, doganierë dhe tregtarë

14 persona, mes të cilëve dhe police e doganierë, u arrestuan këtë të enjte në dy aksione të ndryshme të zhvilluara kundër kontrabandës së mallrave.

Operacioni i parë u ndërmor në aksin rrugor Rinas-Kashar ku u ndaluan pesë tregtarë. Ata u kapën duke transportuar një sasi mallrash për të cilët nuk kishin paguar detyrimet doganore.

Në pranga përfunduan po ashtu dhe katër punonjës të aeroportit të Rinasit. Sipas policisë doganierët kishin mundësuar kalimin e mallrave kontrabandë në pikat e kontrollit.

Gjatë operacionit u sekuestruan një sasi e konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, aparate celularë si dhe tre automjete.

Ndërkohë në doganën e Goricës në Korçë, u arrestuan pesë persona, nga këta dy me detyrë punonjës policie, dhe dy doganierë.

operacioni u zhvillua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme pas informacioneve të marra në rrugë operative se punonjësit e pikës kufitare kishin lejuar kalimin e mallrave pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Dy policët dhe dy doganierët akuzohen për shpërdorim detyre.

Leave a Reply