Tabaku: Ne do t’i rikthejmë frymëmarrjen ekonomisë, do t’u japim shpresë të rinjve

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku premtoi se  me ndërrimin e pushtetit, ekonomia shqiptare do të nisë të marrë frymë.

Sipas saj, bizneset shqiptare po kryejnë investime vetëm jashtë vendit pasi këtu klima nuk ëshë e favorshme.

“Bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin tonë Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që rradhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë. Pse ndodh kjo? Sepse kryeministri në ikje ka krijuar klimën më mbytëse për punësimin, investimet dhe sipërmarrjen shqiptare”, tha ajo në “Facebook”.

Por Tabaku u zotua se gjithçka do të ndryshojë kur PD të ngjitet në pushtet.

“Punësimi ka nevojë për biznese dhe investime. Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për frymëmarrje dhe programi ekonomik i PD ka objektiv pikërisht këtë. Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune, dhe të mbështesim çdo sipërmarrje, duke i rikthyer frymëmarrjen ekonomisë. Shqipëria në punë është një program real që ka në bazë bizneset e ndershme e njerëzit punëtorë! Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ti japim shpresë të rinjve e ta bëjmë Shqipërinë një vend të denjë për të jetuar e punuar!”

Leave a Reply