Talat Xhaferi nuk pranoi të dekorohet nga Mulla Sula

Ndonëse ishte e sigurtë që në manifstimin e Hixhrit organizuar nga Mulla Sula, veç të tjerash do të dekorohej me mirënjohjen “Myfti Vebi Dibra” edhe Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit të RM, megjithatë, kjo mirënjohje nuk iu dha. Nga organizatorët e këtij manifstimi u tha se një qëndrim të tillë e mori vetë Mulla Sula, i revoltuar nga mospjesëmarrja e Talat Xhaferit në këtë manifestim, ndaj dhe nuk ia lexoi as emrin si i dekoruar ndërkohë që dekorata mund t’i jepej më vonë. Edhe pse në lajmin e parë thuhej se është dekoruar z. Xhaferi, megjithatë, sot ky lajm është fshirë, të hidhëruar nga përgjigja zyrtare që i ka ardhur kabinetit të Mulla Sulës për arsyen e mospjesëmarrjes së Talat Xhaferit në atë manifestim.

E vërteta e mospjesëmarrjes së z. Xhaferit në Manifestim dhe refuzimi i tij për ta pranuar dekoratën e Mulla Sulës “Myfti Vebi Dibra”, është se po atë natë, në Parlamentin e Maqedonisë ishin orët e fundit të debatit për Ligjin për Gjuhën Shqipe, kështu që, kjo ishte arsyeja e mospjesëmarrrjes së z. Xhaferit.

Drisa nga BFI-ja nuk e kemnetojnë refuzimin e kësaj dekorate kaq prestigjioze që e ndanë BFI-ja për njerëzit më meritorë në avancimin e jetës fetare islame në vend, nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit thonë që këshilltarët e Kryetarit, i kanë sugjeruar që mos të pranojë të dekorohet nga një person për momentin tepër kontravers (siç është Mulla Sula), sepse një dekorim i tillë për Kryetarin e Kuvendit do të ishte një hipotekë shumë e madhe, e papërballueshme, dhe tepër e dëmshme politikisht për vetë z. Talat Xhaferin si kryetar Kuvendi. “Pas analizimit të situatës, pas analizimit të “motivacionit” për dekorim dhe, pas informatave se kush e jep, si e jep dhe kush e ndanë atë dekoratë, kemi konstatuar se Kryetari i Kuvendit të RM nuk është mirë as të prezantojë dhe as të pranojë që të jetë laureat i asaj dekorate, e cila për klerikët myslimanë mund të jetë shumë e shenjtë dhe tëpër e çmueshme. Pra, nuk vihet në diskutim dekorata por, mënyra e dekorimit, motivimi për dekorim si dhe prej kujt jepet dekorata në kohën kur futemi në fushatë zgjedhore”, na thanë për portalin 1kliklarg.com  nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të RM.

Leave a Reply