Të gjithë spiunët e BFI-së

Editoria i Levizjes Myslimane për Reforma në BFI

BFI-ja vlon nga “spiunët e brenshëm”, të cilët bashkëpunojnë me Afrim ef. Tahirin, oponenti i Sulejman Rexhepit i cili, botërisht njihet si uzurpator klasik i BFI-së! Nga jashtë, është një “kryespiun”, Afrim ef. Tairi, i cili, sipas uzurpatorit, na bashkëpunuaka me të gjitha shërbimet e huaja me qëllim për ta rrënuar BFI-në! Afrim ef. Tahiri ka një Platformë të bërë publike përmes të cilës synon reformat gjithëpërfshirëse në BFI për ta shpëtuar këtë Institucion nga gjakëpirësia e Sulejman Rexhepit dhe feudëve të tij

“Miu i gjirizit”, një prototip i servilizimit, i cili rreth katër dekada rresht që e mjelë BFI-në, duke kaluar pushtete e “reisa” pa therrë në këmbë, e merr në telefon A. B. dhe i thotë: “Ne të larguam nga puna si spiun i Afrim Tahirit. Ndjejmë obligim moral të të kërkojmë falje, sepse sapo e kapëm spiunin e Afrim Tahirit dhe e larguam nga puna. Jo ti por, spiuni paska qenë A. H.”!
Kur e kishin larguar nga puna A. H., ky rob i devotshëm i punës, ju paska thënë që mos ta marrrin më kot në qafë sepse janë nja tre të tjerë që natë e ditë rrinë me Afrim ef. Tahirin, te i cili, A. H. që nga fëmijëria e hershme ka vërejtur një karakter të cilin mund ta posedojë vetëm profili i një lidershipi të gatuar e të bekuar nga Vetë Zoti, të paktën me dhuntinë e të qenurit rojtar besnik i Kuranit, Fjalës së Zotit!
Ia kishin ofruar A. H. marrrëveshjen që të vazhdojë me punë në BFI por me kusht që t’i tregojë emrat e atyre tre personave që natë e ditë “i këndojnë” Afrim ef. Tahirit. Natyrisht, përgjigja kishte qenë: “Tash e tridhjetë vite kam menduar se punoj në Institucion fetar islam! Nuk dua edhe më tej të punoj në staconin e policisë i cili po merreshka me kalitjen e “spiunëve” dhe të bashkëpunëtorëve të vërtetë të shërbimeve sekrete”!
Të lumtur se më në fund e kishin kapur dhe dëbuar nga puna “spiunin” e Afrim ef. Tahirit, por të pavetëdishëm se po zbatonoin ekskluzivisht skenarin e shërbimit sekret përmes veglave të etabluar në Institucionin e BFI-së, në krye të vitit, shpërthyen aferat e tmerrshme, që të gjitha të dokumentuara! Në verën e vitit 2017, një “dorë e zezë”, rreth orës 22, ishte futur në hapësirat e BFI-së dhe, kishte thyer dyert e tri-katër zyreve “të dyshimta”! Ne mesin e këtyre zyreve kishte qenë edhe zyrja e financave. Njëri nga të punësuarit në këtë zyre ishte marrur peng dhe nuk ishte liruar derisa ua kishte ofruar të gjitha ato dokumente financiare që ia kishin kërkuar. Nijeti i “kidnapuesve” kishte qenë zhdukja e dokumenteve me qëllim që mos të bien në duart e policisë financiare të gjitha ato fakte e argumeta që do të dëshmonin për vjedhje të hatashme të Sulejman Rexhepit. Kurse, në zyret e tjera të dyshimta, ishin montuar “aparate përgjuese”! Të punësuarit fillimisht kishin reaguar në panik, por, më pastaj, kur kishin kuptuar se ky aksion ishte dirigjuar nga Sulejman Rexhepi, edhe ata e kishin miratuar. Pranuan të punojnë në zyret e përgjuara, madje të lumtur sepse kështu Sulejman Rexhepi do ta përcillte praktikisht servilosjen e tyre që ata e quanin “besnikëri”! Për këtë sulm, një i punësuar në BFI ishte njohtuar drejtë për drejtë nga roja e natës, i cili po dridhej i tëri nga “akti mafioz”  dhe guximi prej budallai i “dorëssë zezë” që kishte sulmuar atë natë zyret e BFI-së! Natyrisht, rasti kurrë nuk do të paraqitet në polici, edhe pse atëbotë rrodhën disa informcione mbi këtë ngjarje!
Një vit më vonë, pasi do të pastrohet BFI nga “spiunët e Afrim Tahirit”, në opinion do të rrjedhin e publikohen dhjetra dokumenta fatale për karrierën e Sulejman Rexhepit! Dhe, përkundër publikimit të fakteve shokuese, nga BFI akoma nuk kemi një prononcim: janë këto dokumenta që dolën nga ata “tre persona që bashkëpunojnë me Afrim ef. Tahirin”, apo, janë akte të “dorës së zezë” përmes të cilave po shantazhohet e po reketohet Sulejman Rexhepi, apo, është punë e policisë dhe ndonjë dege të organeve të drejtësisë të cilët tashmë ia kanë hedhur lakun Sulejman Rexhepit në qafën e tij që ka nisur të stërhollohet?!
Sidoqoftë, bota njeh plotë raste që, pas publikimit të aferave të kësaj natyre, robi i Zotit ka ecur! Madje ka ecur larg e shkuar përtej kësaj bote! Megjithatë, janë të njohura edhe rastet kur vetë “policia sekrete” merret me të tilla “faktografishë” me qëllim që “robin e Zotit” ta mbajnë sa më fortë në këtë botë! Mbase për fakti që, për në Botën tjetër nuk ka lënë as vend e as fytyrë!
Vetëm reformat gjithëpërfshirëse të mbështetura në Platformën e Lëvizjes do të mund ta shpëtonin BFI-në nga tejngopja me intriga dhe t’i nxjerrnin nga ai pus i mëkateve ku kanë rënë feudët e Sulejman Rexhepit dhe ku rrezikojnë t’i prekin thellësitë absolute të këtij pis pusi!

Leave a Reply