Të mbështetet “Zhurnal”, por jo edhe në shpekulime

“Zhurnali” u kërcënua, por BFI-ja u turpërua shumë keq. Armiqtë e popullit apo të institucioneve të popullit duhet të publikohen me emër e me mbiemër, natyrisht, gjithnjë duke pasur kujdes që, të ftosh persona duke shpekuluar, mund edhe të përfundoshë në gjyq. Mbase kjo është edhe arsyeja që shpekulohet vetëm me iniciale

Shkruan: Eset ef. Shaqiri-teolog i diplomuar në jurisprudencën komparative Islame

Lexuesit shqiptarë të portalit “Zhurnal” sot patën rastin të lexojnë shumë reagime që ishin në mbështetje të këtij portali kundër kërcënimeve anonime. Kërcënimet pasuan pasi ky portal liferoi lajmin që ka të bëjë lidhur me gazetarin kontravers, Zoran Bozhinovski, i cili, sipas “Zhurnalit” paska nisur të denoncojë emra shqiptarë të cilët paskan bashkëpunuar me të. Sipas këtij portali që në këtë lajm ofron vetëm iniciale “të bashkëpunëtorëve”, nga këta paska punëtorë në BFI, në DBK si dhe në MPB. Lajmi i pasaktë çdo herë del shpekulim! Media serioze jep emrin dhe mbiemrin e saktë, nëse Bozhinovski nuk i kursen, nuk duhet t’i kursejë as “Zhurnal”! Sido qoftë, të gjithë ata që janë trimëruar që të kërcënojnë “Zhurnalin” kanë bërë gabim trashanik. Të kërcënohen mediat është barz me përpjekjet për t’u rikthyer në diktaturë.
Në një analizë të para disa ditëve, lexova edhe këtë fjali të mrekulueshme: “Nuk na qenkan kriminelë ata që kanë bërë krimin, por ai që e publikon krimin! Nuk na qenka fajtor Bozhinovski por fajtorë na qenkan bashkëpunëtorët e tij…”! Duhet të përgjigjen të gjithë kriminelët që i kanë shtrembëruar faktet dhe që kanë publikuar gjëra të pavërteta, të sajuara dhe të dëmshme si për personalitetin ashtu dhe për familjen e atij për të cilin kanë shpekuluar. Në këtë rast, faji bie mbi gazetrin kontravers i cili në asnjë mënyrë nuk ëstë dashur të publikojë gjëra të cilat paraprakisht nuk i ka verifikuar. Nejse, nuk dua të thellhem në këtë problematikë të prokurorisë, të gjykatës e të policisë. Të gjithë ata që shpekulojnë duhet të dënohen njëherë e përgjithmonë.
Tani, shtrohet një pyetje: Me kë bashkëpunon “Zhurnali”, kush ia ofroi ato deklarata të Bozhinovskit? Cili prokuror apo cili polic ia ofroi “Zhurnalit” ato emra të bashkëunëtorëve të Bozhinovskit? Policia dhe prokuroria nuk ofron të tilla shërbime, por kërkon të tilla shërbime! Krijohet përshtypja se në këtë rast “Zhurnali” në mënyrë shumë naive u fut në një zjarr të kotë, u fut në vorbullën e shpekulimeve të ndonjë injoranti të madh “të gazetarisë”! Nuk mudet që zhurnali t’i kursejë emrat dhe mbiemrat e bashkëpunëtorëve të armikut shqiptar, siç është cilësuar Bozhinovski. Emrat e tyre duhet të botohen. Ndryshe ka bërë një gaf të hatashm, sepse, në Bashkësinë Islame të Maqedonisë punojnë zyrtarisht rreth dyqin persona, ndërsa të angazhuar nëpër organet dhe institucinet e saj janë nja 2-3 mijë të angazhuar. A e kuptojnë shpekulantët që e dëmtuan në këtë rast “Zhurnalin” se çfarë krimi kanë bër? Kush nga këta 2-3 mijë është bashkëpunëtorë i Bozhinovskit?
Unë kam pritur se do të shpërthejë një reagim i ashpër kundër të punësuarve dhe të angazhuarve në BFI të cilët me aq lehtësi e pranuan ofendimin që i bën si të dyshuar, si bashkëpunëtorë të Bozhinovskit. Po kaq morbite ishte edhe lajmi tjetër që u publikua në shumë portale e që del nga e njëjta dorë e shpekulimit. Po të lexohet mirë e me kujdes, del se është i njëjti shkrim, me përjashtim të ndërrimit të dy-tre iniciaeve, e që ka të bëjë me sulmin që u bëhet nderit të gazetrëve të punësuar në BFI. Del lajmi tjetër që thotë se Bozhinovski i paska dhënë emrat e grave që kanë bashkëpunuar me të e që janë gra të gazetarëve të BFI-së. Kjo dorë e keqe e këtyre shpekulimeve duhet të “pritet”, sepse me të vërtetë që nuk ka kurrfarë kuptimi. Në këtë rast, më së keqi ka pësuar autoriteti i BFI-së dhe për këtë duhet të japë dikush llogari. BFI-ja duhet sa më parë të reagojë dhe publikisht të kërkojë që askush të mos shpekulojë rreth këtij Insitucioni pa i verifikuar informatat nga personat përgjegjës në BFI. “Zhurnali” u kërcënua, por BFI-ja u turpërua shumë keq. Armiqtë e popullit apo të institucioneve të popullit duhet të publikohen me emër e me mbiemër, natyrisht, gjithnjë duke pasur kujdes që, të ftosh persona duke shpekuluar, mund edhe të përfundoshë në gjyq. Mbase kjo është edhe arsyeja që shpekulohet vetëm me iniciale. “Zhurnali” duhet t’i kërkojë falje të gjithë të punësuarve dhe të angazhuarve në BFI. Por edhe portalet e tjera që botuan informatën identike të dorës injorante e që kishte vënë inicialet e grave të gazetarëve të BFI-së, si bashkëpunëtore të gazetarit kontravers, i cili në asnjë mënyrë nuk guxon të bëhet karrem për shqiptarët, përderisa është problem brenda maqedonas.

Leave a Reply