Eh more baca Isë Boletini

Pas njëqind e sa vite, sot, Baci Isë, sërish erdhe në Shkup. Por sot të sollën do burra që natë e ditë ia puthin duart armiqve të tu. Na fal, o Baci Isë, sot shqiptaët nuk guxuan të dalin të të presin, sepse në pritë të kishin dalë “Ibri” e “Zharki”  

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti  

Njëqind e sa vjet më para, more Baca Isë, kur hyre në Shkup, hyre me ushtarët më të devotshëm të kobit. Hyre për t’i çliruar shqiptarët. Gëzim i madh kishte qenë, sepse, shqiptarët ardhjën tënde e konsideruan si shpëtim, si liri!

Atëherë, Baca Isë, kur erdhe në Shkup, askush prej shqiptarëve nuk doli me të pritë, sepse të gjithë ishin të nënshtrruar e të robëruar. Baci Isë, në Shkup të patën sjellë burrat e dheut. Kur patën marrë vesh turq e shkie se po marshon drejt Shkupit, të gjithë u patën future nëpër vrima minjsh, o Baci Isë.

Pas njëqind e sa vite, sot, Baci Isë, sërish erdhe në Shkup. Por sot të sollën do burra që natë e ditë ia puthin duart armiqve të tu.

Na fal, o Baci Isë, sot shqiptaët nuk guxuan të dalin të të presin, sepse në pritë të kishin dalë “Ibri” e “Zharki”! Ta kënduan këngën, o medet, o Baci Isë. Edhe këta dy, Bac, a e di se kur kishin vendosur me të dalë në pritë? Pasi ishin informuar prej Bekim Muratit, prej tij de që i pyllëzon peshqët dhe që e lëshon në përdorim përmendoren tënde, pra, pasi i kishte informuar se në brezin tënd nuk ishte i fshehur ajo kobure me të cilën hyrë te ministri i Londrës.

Erdhën dhe ta kënduan këngën. Nuk e besojmë, o Baci Isë, se ti kësaj here erdhe për t’i rehabilituar spiunët, udbashët, tradhëtarët, “Ibrin”, “Maman”, “Zharkin”!

Ty, Baco, në të gjitha kohërat, të gjithë pushtuesit të njihnin vetëm me emrin Isë Boletini, ndërsa këta që të pritën ty, nuk patën bythë t’i dalin armikut me emrin që ia ka vënë nëna apo baba. Doli njëfarë Abazi, njëfarë Qorr Naleti, njëfarë Zharki, të shoqëruar me udbashë, inspektorë që u shërbejnë xhelatëve të shqiptarëve, dolën do farë hajna, pishpirikë, pizdematerine.

Ky farë Bekimi kur kishte nisur ta bëjë protokolin për pritjen tënde, e kishte pyetur Ali Ahmetin se kë ta thërrasë. E ky i kishte thënë:

“O Bekim, kur kish pas dashtë Shaban Polluzha me e formu ushtrinë shqiptare, atë si të Bacit Isë, në rresht i kishin dalë do pleq, do të rraskapitur, do të plagosur e invalidë. Kur e kishte parë këtë ushtri, Shaban Polluzha ishte ftohur keq, ishte zhgënjyer shumë, e kishte pas parë se të gjithë kishin ikur nga ana e shkijeve. Një fëmijë dymbëdhjetëvjetësh i pështillet para këmbëve, duke e lutur: Merrëm edhe mu o baci Shaban! Pash Zotin merrëm edhe mua. Jo valla, po vi edhe unë! E shikon Shaban Polluzha dhe, në fund i thotë: futu edhe ti në rresht bacit, se tybe ma mut nuk bahet!” Në këtë moment Bekim Murati që i pyllëzon peshqit i ndërhynë Ali Ahmetit: “Njëqind mësita më ka dërgu Mulla Sula. Po do edhe ai me marrë pjesë”! “Kush, Mulla Sula? Le të vie edhe ai se ma mut nuk bëhet”, tërfëllon Ali Ahmeti !

Të fëlliqën, o Baci Isë, të fëlliqën shumë keq. Na e bëj hallall pash të Madhin Zot. Mos hedh mallkim mbi shqiptarët e Shkupit, sepse nuk janë shqiptarë ata që e bekojnë Gruevskin dhe që ia mbajnë n’grusht!

Ti i njeh shqiptarët më mirë se çdo kush. Kurrë mos ju qofsh falë “shiptarçiçave” të quajtër Ibar e Zharko. Kënga e tyre është mallkim për ty. Ata të këndojnë sepse të kërkojnë t’i rehabilitoshë. E ti ke qenë luftëtarë, nuk ke rehabilituar armiq por i ke shtri përdhe si xhoja! I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, o Baca Isë, më i Madhi i vendit! /Opinione

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *