Hipokrit do të thotë Mulla Sulë

Po, Pejgamberi a.s. thotë ”Njerëzit më të mirë të umetit tim janë mbrojtësit e Kuranit”! Kurse, pa dyshim, Mulla Sula është antipodi i këtij njeriu të mirë, është mohues i denjë i këtij hadithi, sepse, jo që nuk e ka për dert që ta shajë me nënë një hafiz por, nisur nga veprimet e tij të deritanishme, Mulla Sula na del luftëtari më i përkushtuar në luftë kundër Fjalës së Allahut xh.sh.

Bexhet Idrizi, ish-medresant

Mulla Sula gjithnjë është përkujdesur për bar-restorantet e veta dhe për ato ku është si aksionar, në dëm të zbatimit të idesë për themelimin e një shërbimi, të një sektori, pse jo edhe të një institucioni të hifzit në Maqedoni. Mulla Sula njihet si njeri që kurrë nuk i ka pasur të mira raportet me hafëzlerë. Duke e ndjerë veten si të përjashtuar nga komuniteti i hafëzlerëve, nga ata që e mbrojnë fjalën e Zotit, Kuranin, Mulla Sula asnjëherë nuk i ka favorizuar ata. Përkundrazi, shpesh është komentuar edhe si djalli vetë që i eliminon nga rruga e vet të gjithë Mbrojtësit e Kuranit, hafëzlerët.

Maqedonia është djep i hafëzlerëve, ka një traditë të mrekullueshme dhe shumë të fuqishme në nxjerrjen permanente të hafizlerëve të rinj. Hafëzi i fundit është ai nga fshati Xhepçishtë i cili sot me sukses e mbrojti provimin e hifzit. Bëhet fjalë për hafizin Arbon Shaqiri, të cilit Mulla Sula i drejtohet djallëzisht ”ti je ushtari i BFI”-së, kurse në këtë linjë idiotike gjenden edhe ata që ia mbajnë ison Mulla Sulës të cilët lajmin e titullojnë më ”Bashkësia Islame e Maqedonisë edhe me një hafiz të Kuranit”! Cili është kontributi i BFI-së për hafizlerët në përgjithësi? Cili është investimi i BFI-së në nxjerrjen e hafizlerëve? Cila është qasja e BFI-së ndaj hafëzlerëve? Cili është plani, cila është strategjia e BFI-së në raport me hafizlerët!

Deri më sot ka qenë traditë që të theksohet emri i vendit i cili pasurohet edhe me një hafëz të ri. Për shembull, Tetova edhe me një hafëz të ri; Shkupi edhe me një hafëz të ri… Pse Mulla Sula dhe Bashkësia e tij Antiislame të ketë nevojë për ”ushtarë” të vetë të cilët i sheh tek hafëzlerët?

Mulla Sula është xheloz manjak karshi hafëzave! Brenda BFI-së së Sulejman Rexhepit, janë disa gjyetarë derrash, disa të punësuar të padiplomë, janë disa pseudoteologe me biografi të kriminelëve, janë disa pseudoteologë me diploma falso nga shkolla e mesme, nga fakultetet, ka më shumë civilë se teologë të mirëfilltë, disa pseudointelektualë e papagaj sulistë. Po, janë edhe nja dy-tre teologë por me personalitet të shitur për nënshtrim para pionierit të Titos, gjegjësisht Mulla Sulës.

Mulla Sula hafizit të ri mundohet t’ia citojë hadithin e Pejgamberit a.s. që thotë ”njerëzit më të mirë të umetit tim janë mbrojtësit e Kuranit”!

Po, kështu thotë Pejgamberi a.s., kurse Mulla Sula është antipodi i këtij njeriu të mirë, është luftëtari i denjë i këtij hadithi, sepse, jo që nuk e ka për dert që ta shajë një hafiz por, nisur nga veprimet e tij të deritanishme, Mulla Sula na del luftëtari më i përkushtuar në luftë kundër Fjalës së Allahut xh.sh. Deri më sot, ka kryer me qindra veprime të cilat Kurani i ndalon rreptësisht. Sikur të kishte debate të shëndosha publike në këtë shoqëri, katërcipërisht me fakte e me argumente do të dëshmohej se Mulla Sula është mohuesi më i madh i Kuranit. Së këndejmi, me çfarë fytyre i gëzohet hafizlërëve të rinj! Nga sot hipiokriti quhet Mulla Sulë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *