Kosova si Shqipëria, ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Edhe Kosova ndërmerr nismën për ndalimin e telefonave mobil nga nxënësit dhe mësimdhënësit në gjitha institucionet e arsimit parauniversitar. Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, njoftoi për vendimin përmes rrjetit social Facebook, duke e arsyetuar atë më faktin se kjo ndalesë do të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij. Shumë shtete kanë ndërmarrë këtë nismë, mes tyre dhe Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *