Nëse vuani nga pagjumësia, “çelësi” është leximi

Stresi, tensioni ose shqetësime të tjera mund të bëjnë që të kaloni periudha pagjumësie.

Ju nuk arrini të flini aq ora sa të jenë të nevojshme për të grumbulluar energji për ditën e ardhshme.

Por një mënyrë shumë e mirë për ta ndihmuar veten për një gjumë te rehatshëm dhe të qetë, është leximi.

Të lexuarit disa faqe në shtrat pasi shtriheni për të fjetur, është relaksuese dhe ndihmon personat që vuajnë nga pagjumësia, sipas ekspertëve.

Përveç faktit se është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur, leximi gjithashtu ul stresin dhe ndihmon në funksionimin e mirë të trurit. /Tv Klan

Leave a Reply