Pesë ushqimet magjike

Nëse nevojitet të ndani ushqime të caktuara, për të cilat nutricistët pajtohen se janë burim i energjisë, shëndetit dhe nutrienteve cilësore, këtu i keni të gjitha.

Tërshëra: Burimi më i mirë i mundshëm për uljen e kolesterolit dhe stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Pos kësaj, është e pasur me vitamina B dhe aminoacide omega-3.

Mollët: Mollët janë burim i shkëlqyeshëm me antioksidues, që lufton kundër radikalëve të lirë, që shkaktojnë plakjen dhe shumë sëmundje. Studime të shumta kanë treguar se mollët janë të shëndetshme – zgjatin jetën dhe pakësojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 22 për qind, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Avokado: Ky ushqim është shujtë dhe mund ta merrni me vete, është e pasur me kalium (më shumë se në banane), fibra dhe vitamina B, K dhe E.

Patatja e ëmbël: Të gjithë e dimë sa e shëndetshme është kjo perime, por disa nënvlerësojnë rëndësinë dhe forcën që ka. Është përplot fibra dietale, hekur, kalcium, proteina, vitamina A, B dhe C dhe karbohidrate të shëndetshme.

Perimet me gjethe të gjelbër: Spinaqi, lulelakra, të gjitha llojet e lakrës janë burim për vitamina A, B, C, E dhe K, zink, selino, niacinë, fosfor dhe shumë përbërës të tjerë, që janë të mirë për shëndetin tuaj.//Kosova Sot

Leave a Reply