Renditja e telefonëve inteligjentë

India kalon në vend të dytë në nivel botëror në tregun e smartphone-ëve. Kështu, pas Kinës, ashtu sikurse edhe në popullsi, renditet India, duke lënë pas SHBA.

Ndër kompanitë ndërkombëtare të telefonisë, janë ato kineze në vend të parë duke marrë jo pak, por 72% të tregut, nga 60% që numëronin në vitin 2018.

Është Xiaomi në krye të klasifikimit, që ka pësuar rritje të shitjeve me 5% në vitin e fundit në tregun Indian, por e vetme ka 28 % të shitjeve të telefonëve celularë.

Ndërsa në vend të dytë renditet koreania Samsung, me 21%, e ndjekur nga 3 kompani të tjera kineze, respektivisht Vivo, Realme e Oppo. Në Evropë viti 2019 është mbyllur me 192.5 milionë smartphone të shitur.

Në rang botëror, tregu kompleksiv i smartphone-ëve ka pësuar një ulje me –2%, por pritet që në vitin 2020 të rritet me 3%, duke arritur në kuotën e 1.57 miliardë. Sipas analistëve të sektorit, një ndër arsyet që do të influencojë do të jenë telefonat 5G, që mendohet se do të kapin 12% të tregut.

Leave a Reply