Zbulohet fragmenti më i vjetër i Odisesë

Gërmimet që po kryhen në bashkëpunim mes Greek Archaeological Services dhe German Institute of Archaeology në rrënojat e qytetit antik të Olimpit ka shërbyer në një gjetje të mahnitshme. Bëhet fjalë për një pllakë argjile, në të cilën janë regjistruar 13 vargje të Odisesë. Analizat kanë treguar se i përket shek III para krishtit, gjë që e bën këtë fragment në më të vjetrin të ruajtur nga vepra e Homerit. Vargjet e gjetura i përkasin këngës 14-të të Odisesë dhe rrëfejnë momentin në të cilin Uliksi mbërrin në ishullin e Itakës i veshur si lypsar dhe takohet me shërbëtorin e tij besnik, Eumeo.

Odiseja rrëfen kthimin e Uliksit në atdhe në fund të luftës së Trojës në një udhëtim epik që do të zgjaste 10 vite. Kërkuesit besojnë se kjo vepër ka qenë trasmetuar gojarisht deri në afërsi të shek VIII para krishtit, periudhë në të cilën u shkrua. Gjithsesi nuk është ruajtur asnjë nga këto versione të para. Para se të bëhej ky zbulim versioni më antik që ruhej i kësaj historie është një i shek I para krishtit atribuar Aristarkut të Samotracias. /bota.al

Leave a Reply