Termet i fortë shkund Greqinë (Ja sa ishte magnituda)

Greqia vijon që të shkundet nga lëkundjet e forta sizmike që po pasojnë goditjen e madhe që u regjistrua në mesditë, 6.3 të shkallës rihter.

Në 23:00 me orën lokale greke, u regjistrua një lëkundje me magnitudë 4, 22 kilometra në veriperëndim të Elassona, thellësia ishte 10 km.

Qytetarët kanë dalë nga shtëpitë në këtë zonë, pasi frika dhe paniku është i madh. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për viktima dhe të lënduar nga tërmeti, por vetëm dëme materiale.

Leave a Reply