Testimi i shpejtë, rol kyç në kontrollin e pandemisë

Gjini: Përgjigjet e vonuara të testeve e humbasin efikasitetin

Testimi është elementi kyç për kontrollin e pandemisë që në Shqipëri po përhapet me shpejtësi. E këtij mendimi është specialistja e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar, Adriana Gjini.

“Për fat të keq në Shqipëri ka marrë hov të madh me 300-400 raste çdo ditë, me një pozitivitet të rasteve që nuk po bie më pak se 22-25%. Testimi është një ndër elementet kyçe të kontrollit të pandemisë”, tha ajo.

Sipas ekspertes, testimi bëhet në ditën e parë të simptomave, ndërsa përgjigja nuk duhet të zgjasë më shumë se 2 ditë, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri ku përgjigja vonohet edhe 11 ditë.

“Nëse dikush nuk izolohet dhe kontaktet e tyre të ngushta nuk izolohen, për 11 ditë pas testimi efikasiteti humb gati plotësisht”, tha ajo.

E sa i takon pandemisë, Gjini shprehet se ajo do të jetë më në mbase dhe për një vit.

“Duhet të ndryshojmë shprehinë, nuk është më kohë të shkojmë nëpër lokale të mbyllura, nëpër grumbullime”.

Mbajtja e maskës sipas ekspertes nuk do të ishte e mjaftueshme për të na mbrojtur nëse nuk shoqërohet me masat e tjera siç është distanca, higjiena dhe izolimi në kohë i rasteve pozitive.

Leave a Reply