Thaçi: Krimet e Serbisë s’po ndëshkohen nga bashkësia ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të krerëve shtetërorë serbë për masakrat e ndodhura në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se krerët e Serbisë, po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer.

Thaçi ka deklaruar se të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.

“Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, ka vetëm një dallim nga Holokausti dhe krimet e Serbisë në Kosovë.

“Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!”, përfundon postimi i tij.

Leave a Reply