Thaçi mund ankohet në gjykatën Kushtetuese për vonesën e Albin Kurtit

Zyra e Presidentit Thacci bëri të ditur se është nën përgjegjësinë e Presidentit funksionalizimi i institucioneve kushtetuese.

Në një përgjigje për mediat në Kosovë, zyra e Presidentit tha se ata janë të obliguar të ndërmarrin hapa të nevojshëm për ta përmbushur detyrimin kushtetues që ka kreu i shtetit.
“ai është garantues i funksionimit kushtetues e demokratik dhe është i obliguar të ndërmarr çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur këtë detyrim të tij, duke mos përjashtuar edhe kërkesat drejtuar gjykatës kushtetuese për të sqaruar çdo paqartësi kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja”. Zgjedhjet në Kosovë përfunduan prej disa muajsh por ende Albin Kurti si kryetar i partisë së parë nuk ka dorëzuar emrin e kandidatit për Kryeministër. Vonesa është komentuar si një lëvizje e Kurtit për të fituar kohë ndërsa LDK nuk po lëshon pe në lidhje me kërkesat e saj për koalicion. Nëse Thacci do mandatonte Kurtin Kryeministër, atij do t’i mbetej vetëm dy javë kohë për të paraqitur qeverinë e re. Në rast të kundërt vepron ligji kushtetues

Leave a Reply