The Guardian publikon sondazhin e frikshëm për pandeminë e Covid 19 të kryer në Kosovë

Spitalet në Kosovës po mbushen dhe shumë njerëz po vdesin, ndërsa pandemia e Covid 19 ka goditur një nga vendet më të varfëra në Europë.

Sipas një sondazhi të kryer nga The Guardian ka zbuluar se gati një e treta e popullsisë në Kosovë besojnë se Covid 19 është një mashtrim dhe nuk ekziston.

Kosova një shtet me gati 1.8 milion banorë ka parë numrin më të lartë të viktimave në raport me popullsinë në Europë dhe ka një sistem shëndetësorë shumë të dobët.

Në Prishtinë të afërmit e personave që janë shtruar në spitale kanë treguar për AFP, se bëjnë roje me turne që kur familjarët të kenë nevojë për ilaçe ata ti sigurojnë nga farmacitë private, sepse spitali nuk ka kapacitete.

Qeveria ka lejuar në spitale që televizionet të filmojnë në mënyrë që populli të informohet dhe të kuptojnë që virusi ekziston dhe është shumë i rrezikshëm.

 “Tregojuni atyre që nuk besojnë atë që keni parë këtu, mos bëni shaka me këtë. Si mundet dikush të besojë në një gënjeshtër se virusi nuk ekziston?  i tha një kanali televiziv vendas një i moshuar i rraskapitur, duke u rikuperuar në klinikën e sëmundjeve infektive pas një beteje dy-javore me sëmundjen e koronavirusit.

Në Kosovë, sondazhi i kryer nga kompania Pyper zbuloi se një e treta e popullsisë nuk besonte se virusi ishte i vërtetë, ndërsa 61 përqind thanë se Covid-19 ishte “më pak i rrezikshëm sesa përshkruar” nga autoritetet dhe media, tha CEO i kompanisë Ilir Krasniqi.

Leave a Reply