Tirana uron Albin Kurtin/ Meta: Kosova hapi një faqe të re

Fitorja e “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit, në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, është përshëndetur edhe nga krerët e lartë të vendit. Ne mesazhin e tij, presidenti Meta, vlerëson shembullin e demokracisë dhe votës së lirë.

Me vlerësimin për pjesëmarrjen e lartë të votuesve, me gjithë kushtet e vështira të motit dhe rregullave që imponon pandemia, kreu i shtetit, e vë theksin te vendimi i qytetarëve për të vendosur të ardhmen e tyre.

“ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e së ardhmes.”

Me vlerësimin për gjithë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe veçanërisht për atë fituese, Lëvizjen Vetëvendosja, kryeministri Edi Rama uron që vullneti i popullit të përkthehet në një qeveri të qëndrueshme drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian.

“EDI RAMA  

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Përshëndetje posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social.”

Ndër drejtuesit e parë politik që uroi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, ishte kryedemokrati Lulzim Basha. Në mesazhin e tij, lideri i opozitës shkruan se do të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, e cila përballet me sfida të mëdha.

Leave a Reply