Tjetër rekord, 154 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të rriten. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 154 raste të konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë 5 pacientë të cilët merrnin trajtim mjekësor në dy spitalet Covid nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Në këto dy spitale vijojnë të jenë të shtruar 114 pacientë të prekur nga koronavirusi, 19 prej të cilave janë në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar.

Leave a Reply