Tre ditë afat për koalicionin, Vetëvendosje dhe LDK ende larg marrëveshjes

Kanë mbetur vetëm tre ditë deri në konstituimin e kuvendit të Kosovës, por lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa nuk kanë arritur ende një marrëveshje për koalicionin qeverisës.  Edhe pse Kurti kishte deklaruar se gjithçka do te ishte gati 72 orë pas certifikimit të rezultateve marrëveshja duket ende largët.

LDK këmbëngul per te pasur te drejtën e propozimit te presidentit pasi Hashim Thaçi te përfundoje mandatin ne vitin 2021.

Drejtuesit e partisë se Isa Mustafes kërkojnë nje garanci qe te vendoset përpara se te hidhet firma  e koalicionit per bashkëqeverisjen.

Por në anën tjetër qëndrimi i Vetëvendosjes mbetet i pandryshuar se posti i presidentit nuk mund te kushtëzoje marrëveshjen per bashkëqeverisje mes dy subjekteve politike qe fituan zgjedhjet.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar 26 dhjetorin si datën e mbajtjes se seancës konstituive.

Leave a Reply