Tre persona nga Kumanova dyshohet se kanë gjuajtur me “zoljë” te hotel “Ku-Ba”

E persona nga Kumanova, të cilët akuzohen si simpatizues të ideologjisë së ISIS-it, nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion janë akuzuar për “formim të organizatës terroriste” dhe për vepër penale “terrorizëm”. Sipas kumtesës së Prokurorisë publike të Maqedonisë, udhëheqësit janë gjetur në bazë të hetimeve kundër tetë personave, të filluara në dhjetor të vitit të kaluar. Siç shkruan sdk.mk, njeriu kryesor ka qenë kumanovari me iniciale B.A.
“Në fillim të vitit 2019, pandehuri B.A. ka krijuar organizatë kriminele-organizatë terroriste ‘qeli’, me bindje ideologjike të organizatës ISIS. Duke e pranuar planin kriminel të grupit terrorist ‘qelia’, pjesëtarë të saj janë bë edhe V.A. dhe E.L., si dhe tetë të dyshuarit për të cilët zbatohet procedurë hetimore nga data 28.12.2020…Me këtë rast të pandehurit kanë përpunuar mjete të improvizuara eksploduese dhe në dy raste, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit gusht të vitit 2020, me qëllim të provimit të veprimit shkatërrues të mjeteve të përgatitura eksploduese, i kanë provuar në objektin e braktisur të ish hotelit “Ku-Ba” në afërsi të fshatit Prijovcë, Kumanovë.
Si pjesë të trajnimit për përdorim të raketa hedhësit – zolja dhe llojit tjetër të armëve automatike, të pandehurit nga person, deri tani i panjohur janë furnizuar me raketa hedhës-zolja dhe kanë kryer gjuajtje provë, si dhe gjuajtje me pushkë automatike, dhe në afërsi të vendit të njohur si ‘Menkova Koliba’ në afërsi të Kumanovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, ku theksohet se të pandehurve do t’u vazhdohet arrestimi./Gazeta LAJM

Leave a Reply