Tri veturave të mërgimtarëve iu çajnë gomat në Serbi – apelojnë të bëhet kujdes në autostradën e Nishit

Një shqiptar nga Kosova i cili jeton në Gjermani i janë çarë dy gomat e veturës në Serbi.

Ai ishte duke kaluar nëpër autostradën e Nishit, teksa ka thënë se serbët me qëllim kanë bërë një veprim të tillë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në grupin e njohur në Facebook, “Marakli të kerreve”.
Sipas tij, gjatë të premtes mbrëma janë paraqitur edhe dy raste tjera, ku dy vetura të mërgimtarëve e kanë pësuar në mënyrë të njëjtë, duke i shpërthyer gomat e veturave.
Ndërkaq thonë se kjo po bëhet edhe për të përfituar financiarisht.
Ata kanë bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit. /Telegrafi

Leave a Reply