Tronditet Franca, vriten 3 policë

Një person i armatosur ka vrarë tre oficerë policie dhe ka plagosur një tjetër në Francë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Francës në fshatin Saint-Just. Sipas mediave ndërkombëtare, policia ndërhyri pas njoftimit për dhunë në familje.

Autori i krimit të rëndë vrau fillimisht një oficer policie dhe plagosi një tjetër. Më pas, i vuri flakën shtëpisë dhe qëlloi ndaj dy policëve të tjerë që po vinin duke i lënë edhe ata të vdekur.

Mësohet se autoritetet kanë shpëtuar një grua, e cila ishte fshehur në tarracën e banesës.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, konfirmoi se i dyshuari, një 48-vjeçar, është gjetur i vdekur. Megjithatë nuk dha detaje të tjera.

Ai tha se viktima e parë e kësaj ngjarje ishte një polic 21-vjeçar, ndërsa dy të tjerët janë 45 dhe 37 vjeç.

Ndërkohë polici i plagosur është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply