Trump nuk do t’i drejtohet kombit sonte

Me gjithë paralajmërimet, me gjasë presidenti amerikan Donald Trump nuk do të bëjë një paraqitje televizive, përmes së cilës ai do t’i drejtohej kombit amerikan, pas sulmeve të bazave amerikane në Irak.

Kjo është bërë e ditur nga CNN, pikërisht nga mediumi që paralajmëroi një gjë të tillë.

“Ndihmësit kishin bërë përgatitje për një adresim të mundshëm të kombit pasi Irani gjuajti me raketa forcat amerikane në Irak. Por një zyrtar tani thotë se Trump nuk do të shfaqet para kamerave sonte”, shkruan CNN.

Leave a Reply