Trump sulmon Kamala Harris-in: “Nuk kualifikohet” për të shërbyer si zv-presidente

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka sulmuar kandidaten për zv-presidente të demokratëve, Kamala Harris.

Trump tha se Harris “nuk kualifikohet” për të shërbyer si zv-persidente e SHBA-së duke forcuar zërat kritikë që e konsiderojnë presidentin racist.

Kamala Harris lindi nga një baba xhamajkian dhe nënë indiane në Oakland, në Kaliforni, më 20 tetor 1964, por një profesoreshë konservatore e drejtësisë ka vënë në pikëpyetje pranueshmërinë e saj. Trump është akuzuar shpesh si racist pasi ai më herët kishte deklaruar se ish- presidenti Barack Obama nuk kishte lindur në SHBA.

Kujtojmë që Joe Biden të martën prezantoi Kamala Harris si kandidate për zv-presidente, duke u bërë kështu gruaja e parë me ngjyrë që mund të mbajë atë post.

Leave a Reply