Trupat e pajetë të pesë fëmijëve gjenden në një banesë në Solingen të Gjermanisë

Trupat e pajetë të pesë fëmijëve janë gjetur në një apartament privat në qytetin Solingen të Gjermanisë perëndimore, thotë policia.

Kjo e fundit ka dhënë disa detaje fillestare, por jo ndonjë informacion në lidhje me shkakun e vdekjes.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në një bllok të banimit në zonën Hasseldelle, raporton BBC.

Policia thuhet se po e trajton incidentin si një veprim kriminal dhe pritet të japë detaje të mëtejshme më vonë, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara të botuara në faqen e lajmeve gjermane Bild, pesë fëmijët ishin të moshës nga një deri në tetë. Një fëmijë i gjashtë, thuhet se ishte në moshën 11 vjeçare, u tha se kishte mbijetuar.

Ndryshe, janë dhënë pak detaje rreth prindërve të fëmijëve, megjithëse ka raportimeve të pakonfirmuara se nëna, 27 vjeçare, u përpoq të vriste veten në një stacion treni në Dyseldorf. 

Leave a Reply