Trupi për pajtim do të debatojë për Propozim ligjin për amnisti

Grupi ndërpartiak parlamentar për pajtim, integrim dhe reforma do të mbajë takimin e tretë në të cilin pritet që të shqyrtohet propozim ligji për amnisti që e ka përpiluar Nëngrupi për pajtim.

Zekir Ramçiloviq, nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së i cili e kryeson Nëngrupin për pajtim, pas takimit të javës së kaluar deklaroi se është arritur konsensus për ligjin dhe me ligjin nuk do të përfshihen  oraganizatorët dhe personat të cilët kanë ushtruar dhunë fizike më  27 prillit, vjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Çdo person  i përfshirë me procesin do të duhet që të parashtrojë kërkesë për amnisti nga procedura  e mëtejshme. Në këtë mënyrë konsideroj se  procesi i cili duhet që të japë përgjigje lidhur me atë që ndodhi më 27 prill do të vazhdojë dhe do të ketë një epilog ligjor, drejtësia do ta gjejë vendin e saj, por gjithsesi edhe personat që janë përfshirë në ngjarje nga 27 prilli do të marrin amnisti dhe në këtë mënyrë  është bërë hapi i duhur drejt relaksimit të marrëdhënieve në shoqëri, respektivisht të ndarjeve të caktuara që erdhën pas kësaj ngjarjeje”, theksoi Ramçiloviq.

Ai sqaroi se në tekst në mënyrë të qartë janë përkufizuar se cilët persona do të përfshihen me këtë proces pas përfundimit të procedurës së verifikimit të argumenteve.  Formulimet juridike që janë gjetur mbi kriterin e akuzës ekzistuese dhe mbi bazën e një neni tjetër “grupim për shkak të veprimtarisë armiqësore” mund ta vazhdojë procesin.

Leave a Reply