Truri zombian i Sulejman Rexhepit

Kur Sulejman Rexhepi po na shkruaka kolumne, po e dridhkëka “Shkup e Shkodër”! Gruevski coft po bikëka përdhe! Aq i fuqshëm na qenka kolumnisti Sulejamn Rexhepi!!! Në fakt, kolumnat e tij reflektojnë shpirtin e vogël të tij, budallallëqet e paskajshme të tij si dhe shpirtin e një zombi i denjë për të qenë me maskën që paraqet fytyrën e Sulejman Rexhepit

Shkruan Ramush Thaçi

 

Nuk ka asnjë kolumne e Agim Mehmetit që është nënshkruar me emër të Sulejman Rexhepit e që nuk është përçmuar si një leckë wc-je! Që të gjitha, madje të komentuara me shumë profesionalizëm, me shumë përkushtim sa që nuk ka pasur guxim asnjëri që t’i demantojë komentimet. Kurse, çdo kolumne e botuar në emrin e Sulejman Rexhepit është shoqëruar me mijëra komente nga mijëra lexues nga vendi dhe nga jashtë. Nuk ka person nga trungu kombëtar shqiptar që shahet dhe që urrehet aq shumë sa Sulejman Rexhepi, i cili, realisht duke e ditur veten se nuk është reis, se nuk është as kryetar i askujt, nuk i ka ngelur gjë përveçse ta “bindë” opinionin se ai si kolumnist është i pashoq dhe me shumë ndikim, me aq ndikim të madh sa ka arritur që ta largojën nga pushteti edhe Nikolla Gruevskin. Gjakovari thotë: “Haaajt bacë t’u rritë mendja”!

Kolumna e fundit e Agim Mehmetit e nënshkruar nga Sulejman Rexhepi titullohet “Njerëzit me zile në kokë”, e cila mbështetet në një rrëfim të cilin Agim Mehmeti e paskësh dëgjuar për kohën e inkuizicionit kur shpifësit qenkan dënuar me maskë të hekurt në fytyrë e cila kur është mbyllur ia ka ngulur në gjuhë një thikë shpifësit, kurse në kokë ka pasur një zile për ta sinjalizuar vendodhjen e thashethemaxhiut! Ja, për një dënim të tillë angazhohet Sulejman Rexhepi, madje, flet me aq lehtësi duke e menduar se është shumë e realizueshme dhe se i përket personalisht atij, si “klerik” fetar, meqë inkuizicionin dhe metodat e këtilla në mesjetë i kanë ushtruar ekskluzivisht priftërinjtë, pra, klerikët e sojit të Mulla Sulës.

Po kush janë ata “thashethemaxhinjë” të sotit për të cilët Sulejman Rexhepi e ëndërron inkuizicionin? Janë vetëm ata të cilët e përhapin të vërtetën, madje të vërtetën e pamohueshme, atë shkencore, nga e cila Sulejman Rexhepi vuan si priftërinjtë inkuizicionistë të mesjetës. Agim Mehmeti me mjeshtri arrinë që t’ia shpalosë majen e karakterit Sulejman Rexhepit që gjason në po atë të zombëve legjendarë.

Se e ka edhe trurin kaq zombian si shpirtin flet edhe pasuesi i parafundit i kolumnes së Agim Memetit të nënshkruar nga Sulejman Rexhepi! Pasi i sulmon të gjithë ata që nuk ia duan të mirën Maqedonisë, Sulejman Rexhepi nënshkruan këtë fjali: “Një Maqedoni e kyçur në NATO dhe UE nënkupton një Maqedoni me konteste të mbyllura të mbrendshme e të jashtme,  një shoqëri në të cilën barazia, mirëkuptimi dhe toleranca do konsiderohen si çështje ekzistenciale dhe jo të imponuara, një shtet me kufinjë të hapur ndaj Prishtinës e Athinës, Tiranës e Sofjes, një vend që nuk do e viktimizojë ardhmërinë e rinisë së vetë për shkak të një prapashtese që, në fakt, kursesi nuk e rrezikon as dinjitetin e as dinjitetin e dikujtë…” Ja pra për çka angazhohet Sulejman Rexhepi! Në Maqedoninë aktuale kontekst aktual është vetëm çështja shqiptare dhe asgjë tjetër! Natyrisht, të gjithë partitë shqiptare angazhohen që fillimisht të zgjidhet ky kontekst ndërsa vetëm Mulla Sula uron që të byllet ky problem duke u inkuadruar Maqedonia në BE dhe NATO. Pa dyshim që, ky inkuadrim vetëvetiu do t’i mbyllte të gjitha kontekstet me ç’rast, jo siç thotë Sulejman Rexhepi për perspektivën e rinisë por, kjo perspektivë e rinisë shqiptare do të varrosej përjetë! Agim Mehmeti dhe Sulejman Rexhepi duhet të kërcënohen e t’ua bëjnë me dije të gjithëve se pa zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare në Maqedoni nuk mund të ketë as euro integrime e as integrim në NATO. Kjo është kauzë kombëtare e patejkalueshme, ndryshe do të ishte baraz me tradhëti kombëtare. Marrë parasysh se nga lapsi dhe nga goja e kujt del kjo dëshirë, nuk është për t’u habitur fare.

Dhe ja se me çfarë kolumnash mburret Sulejman Rexhepi, me kolumna me plotë tradhëti, idiotizma e budallallëqe të natyrës zombiane. Dhe, opinioni i gjërë i vendit dhe jashtë, mbrëmë është shkërrmoqur duke qeshur e duke u skuqur nga turpi prej një “margaritari” të Sulejman Rexhepit. Përfundimisht po vërtetohet ajo thënie e Afrim Tahirit: “Nëse dëshironi që ta shihni se sa i cektë është Sulejman Rexhepi, jepjani mikrofonin në dorë!”

Mbrëmë nëpër te gjitha rrjetet sociale, nëpër të gjith portalet dhe mediat elektronike ka qarkulluar “deklarata solemne” e Sulejman Rexhepit e cla flet shumë për budallallëkun e tij por edhe për talljen e gazetares dhe reaktorëve që nuk e kanë kursyer nga ai budallallëk. Sulejman Rexhepi do të deklarojë: “Nuk janë bombat e Zajevit ato që e dëbuan nga pushteti Nikolla Gruevskin por janë kolumnet që i kam shkruar unë”! Kjo deklaratë, natyrisht, vjen nga një i komleksuar deri në palcë për lutjen që ia ka bërë Allahut Fuqiplotë për ta bekuar Nikolla Gruevskin!

Një është e vërtetë: Nikolla Gruevski dhe Sulejman Rexhepi kanë pasur të nënshkruar paqe në mes vete! Nikolla Gruevski nuk ia ka nxjerrur Dosjen policore “Zharko”, kurse ky e ka lutur Allahun për bekimin e Tij mbi Gruevskin. Nikolla Gruevski ia ka marrur pronat, ia ka uzurpuar objektet, ia ka marrur vendin e Burmali Xhamisë, ia ka marrur truallin për selinë e BFI-së në Kala të Shkupit, ia ka dhënë karakterin ortodoks Shkupit e Maqedonisë, kurse Sulejman Rexhepi i ka penguar të gjitha përpjekjet për demonstrata të fuqishme me të cilat pa dyshim që Gruevski do të shkonte që moti në historinë e dështakëve. Kjo marrëveshje i ka garantuar Sulejman Rexhepit se do të jetë i paprekshëm nga organet e gjyqësorit të Gruevskit, nga Prokuroria shtetërore e Gruevskit si dhe nga Policia financiare e Gruevskit, ndryshe, Sulejman Rexhepi që ditën kur u burgos Zahir Bekiri-Çaushi, do t’i bëhej cimer burgu.

Pra, Sulejman Rexhepi, sado që mundohet ta shrembërojë të vërtetën, e vërteta mbetet një dhe vetë një: Nuk janë kolumnet e Sulejman Rexhepit që e dëbuan nga pushteti Nikolla Gruevskin, por është mëshira dhe loja e ndershme e Nikolla Gruevskit që nuk e flaku nga pushteti Sulejman Rexhepin, duke mos lejuar prokurorinë që t’i aktivizonte të gjitha lëndët gjyqësore që janë kundër këtij farë kleriku që shpreson në “dekorata” të gjejë petkun e të devotshmit. Si Zhëngërbaba i Gazibabës, a! Është shumë pak e besueshme që këtë gabim ta përsërisë edhe Zajevi i Strumicës. Sheh rrushi rushin dhe piqet…

Leave a Reply