Turqia merr drejtimin e OKB

Paralajmërimi i Erdogan…

Volkan Bozkir është i pari turk në Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Bozkir është një diplomat turk, ambasador dhe një nga njerëzit e afërt me presidentin turk Erdogan. Kështu drejtimin e OKB e merr Turqia, një prej vendeve që ka disa çështje të hapura në rajon. Dhe në fjalimin e parë pas marrjes së detyrës nga Bozkir Erdogan u ndal pikërisht te këto çështje.

“Në përplasjen në Mesdheun Lindor fshihen mbrapa shtete që operojnë me teorinë “Ti fitoj të gjitha”. Nuk do të kenë asnjë shans që të na përjashtojnë nga zona. Nuk mund të mbyllim sytë para atyre që shkelin të drejtat e popullit tonë dhe qytetarëve në Qipron Turke. Shkaku për këtë tension në rajon është bërë Greqia dhe Qipro greke që kanë ndërmarrë hapa të njëanshëm që nga viti 2003. Turqia është lënë e vetme që të mbajë në supe barrën e përplasjes së Mesdhe. Propozojmë që për të zgjidhur problemet në rajon të mbahet një konferencë ku të marrë pjesë edhe Qipro Turke. Duhet të ndalojmë përpjekjet e Qipros Greke për të larguar nga ishulli popullsinë turke”.

Kërkoi reagim të ashpër ndaj atyre që shkelin të drejtat e refugjatëve.

“Turqia është një nga vendet që bën sakrificë dhe strehon shumë refugjatë. Por në Europë ka disa shtete që nuk i marrin për bazë të drejtat e emigrantëve. Për ata që shkelin marrëveshjen e Gjenevës dhe sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara të ndryshojnë qëndrim”.

Kritikoi gjithashtu Kombet e Bashkuara për menaxhimin e pandemisë.

“Shtetet u lanë të vetme përballë pandemisë. Jeta e njerëzve nuk mund të lihet në dorën dhe qejfin e një numri të vogël vendesh”.

Erdogan paralajmëroi reformë në OKB dhe rishikim të përbërjes së Këshillit të Sigurimit ndërsa vendimi i parë do të jetë shpallja e 15 Marsit si dita ndërkombëtare e solidaritetit, datë kur ka ndodhur sulmi ndaj myslimanëve në Zelandën e Re.

Leave a Reply