Turqia përgënjeshtron lajmin se kanë goditur një avion të Armenisë

Turqia përgënjeshtroi pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë se “Një avion i Turqisë F-16 rrëzoi një avion Su-25 të Armenisë në hapësirën ajrore të këtij vendi”.

Turqia përgënjeshtroi pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë se “Një avion i Turqisë F-16 rrëzoi një avion Su-25 të Armenisë në hapësirën ajrore të këtij vendi”.  

Ndërkohë që vazhdojnë përleshjet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë Erevani drejtoi një akuzë të tillë ndaj Turqisë.

Sipas deklaratës së Armenisë “F-16 e Turqisë mori në objektivë avionin luftarak Su-25 të Armenisë nga tokat e Azerbajxhanit”.

Kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Kurse Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun që bëri një deklaratë në emër të Turqisë, tha: “Pretendimi është gënjeshtër”./TRT/

Leave a Reply