Turqia përgëzon Azerbajxhanin për çlirimin e Shushas

Zyrtarët turq përshëndetën çlirimin e qytetit Shusha në Karabakun Malor, që për 28 vjet ka qenë i pushtuar nga Armenia.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e përgëzoi të dielën Azerbajxhanin për çlirimin e qytetit të rëndësishëm strategjik Shusha në rajonin e Karabakut Malor.

“Çlirimi i qytetit Shusha gjithashtu nënkupton që çlirimi i territoreve të mbetura të okupuara është afër,” tha Presidenti Erdoan në kongresin e 7-të të rregullt provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në provincën veriperëndimore Kocaeli.

“Vëllezërit tanë [azerbajxhanas], të cilët për 30 vite janë nënvlerësuar nga treshja e Miniskut (Rusi, ShBA dhe Francë), që janë mashtruar dhe për 30 vite janë lënë të presin në tryezë për një fund të panjohur, në fund të gjithë këtij durimi thanë “men sabera zafera (Ai që duron arrin në fitore), duruan dhe ia arritën fitores”,- tha Erdoan dhe shtoi: “Turqia ndan lumturinë e popullit azerbajxhanas, i cili hap pas hapi po i çliron qytetet dhe Karabakun e tij të okupuar. Gëzimi i vëllezërve tanë azerbajxhanas është edhe gëzimi ynë”.

Kurse Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop në mesazhin e tij të urimit me rastin e fitores në Shusha shkroi:

“Shusha është e Azerbajxhanit. Urime dhe qoftë e hairit!”. Në mesazhin e tij kryeparlamentari Shentop iu referua edhe fjalëve të Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, i cili kishte thënë se “pas 28 vjetësh në Shusha do të dëgjohet tashmë ezani”.

Gjithashtu duke përshëndetur lajmin për një program televiziv ku mori pjesë Nënpresidenti Fuat Oktay tha se vendosja e sovranitetit është një zhvillim i rëndësishëm dhe një lajm i mirë për Azerbajxhanin.

“Shusha është çliruar nga pushtimi armen. Urime për fitoren tënde, vëllai im i dashur [vend],” shkroi Oktay në «Twitter».

Edhe ministri i Jashtëm Mevlut Cavusollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u bashkua me drejtuesit e shtetit turk që përshëndetën çlirimin e qytetit Shusha, të cilin ai e cilësoi si kryeqytetin e kulturës së Azerbajxhanit.

“Në Ditën e Flamurit Kombëtar, flamuri i lavdishëm i Azerbajxhanit do të valëvitet në Shusha për të mos u ulur më kurrë. Jeto në lumturi me flamurin tënd trengjyrësh, Azerbajxhan,” shkroi shefi i diplomacisë turke.

Zëdhënësi i Presidentit, Ibrahim Kalin gjithashtu ndau në «Twitter» urimet e tij për çlirimin e qytetit të rëndësishëm strategjik të Azerbajxhanit.

Edhe Omer Çelik, zëdhënësi i Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qeverisje shprehu lumturinë e tij për fitoren e Shushas.

Leave a Reply