Turqia reagon ndaj p/ligjit francez për “luftën kundër separatizmit”

Përmes një komunikate të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turqia ka reaguar ndaj një p/ligji të përgatitur në Francë duke thënë se nuk i takon askujt që ta përdorë Islamin si subjekt të qasjeve të gabuara dhe shtrembëruara.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron njoftoi se me projektligjin mbi “luftën kundër separatizmit”, i cili do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave më 9 dhjetor 2020një në Francë “do të ndërtohet një Islam iluminist”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nuk i takon askujt ta përdorë fenë tonë të shenjtë, që do të thotë ‘paqe’, për qasjet e gabuara dhe të shtrembëruara nën pretekstin e ‘ndriçimit’. Ne besojmë se mentaliteti, i cili përbën themelin e këtij projektligji, do të sjellë pasoja serioze, në vend të zgjidhjes së problemeve të Francës në këtë fushë.

Të supozosh se dikush mund të disiplinojë komunitetet e emigrantëve duke paraqitur koncepte të tilla si ‘Islami evropian’ dhe ‘Islami francez’ nën pretekstin e të ashtuquajturit ‘ndriçim’ të fesë Islame, nënkupton në fakt të vepruarit në drejtim të kundërt me konsideratat humanitare dhe ligjore, vijon komunikata.

Shtetet nuk kanë të drejtë të përcaktojnë me ligj shërbimin fetar, që do të marrë gjithsecili gjatë praktikimit të besimit të tij dhe botëkuptimin fetar që ai ka përvetësuar. Ky mentalitet, i shkaktuar nga një keqlexim i fakteve sociologjike dhe historike, përpiqet të ushqejë më tej ksenofobinë, racizmin, diskriminimin dhe islamofobinë në rritje, të cilat janë problemet kryesore në Evropë dhe Francë, është një burim me interes të përbashkët jo vetëm për shoqëritë e tyre, por edhe për të gjithë njerëzimin, thekson më tej komunikata.

Në vend që t’i shikojmë njerëzit dhe çështjet fetare vetëm nga perspektiva e sigurisë, ne besojmë se do të ishte më e drejtë dhe e dobishme të adoptojmë retorika konstruktive që do të promovojnë në mënyrë dinjitoze nevojat shoqërore që kanë të bëjnë me vlerat fetare dhe morale. Duke ndjekur nga afër procesin në lidhje me këtë projektligj, ne do të vazhdojmë të sjellim në rend të ditës të metat këtij p/ligji në platformat bilaterale dhe multilaterale me Francën. 

Javën e kaluar Macron kishte thënë se “Islami në Francë duhet ristrukturuar për të qenë partner i republikës”.

Presidenti francez e kishte cilësuar problematike një ideologji që mbron idetë ‘separatiste’ duke argumentuar se këta njerëz i shikojnë ligjet e tyre superiore në raport me ligjet e Francës. “Islami është në krizë në çdo vend të botës”, kishte pretenduar Macron. /TRT/

Leave a Reply