U shërua nga Koronavirusi, Vedat Muriqi i nënshtrohet përsëri vizitave mjekësore te Lazio

Vedat Muriqi ka zbarkuar sot në Itali pasi e kreu vetëizolimin në Turqi, ku kishte dalë pozitiv me COVID-19.

Me të mbërritur në Romë, sulmuesi kosovar u është nënshtruar përsëri vizitave mjekësore, të cilat i kishte kryer edhe para disa ditësh, kur kishte nënshkruar kontratë me Lazion.

Pas dy orësh kontrollesh, 26-vjeçari i ka kryer të gjitha pengesat dhe tashmë është i gatshëm për të filluar karrierën e re me fanellën bardhekaltër.

Sulmuesi prizrenas do t’i bashkohet ekipit në stërvitje, me synimin të rikthehet në formë pasi pushoi afro 6 javë për shkak të një dëmtimi dhe më pas si pasojë e prekjes nga Koronavirusi.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson që ta ketë në dispozicion gjigantin e sulmit për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës D të Kombeve.

Leave a Reply