“United Airlines” tërheq aeroplanët Boeing “737 MAX”

Kompania e fluturimeve “United Airlines”, do të tërheqë avionin “Boeing 737 MAX” deri më 4 qershor, pasi më parë ka deklaruar se do të rikthehej në mars, deklaroi një zëdhënës.

Kjo masë vjen disa ditë pasi Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA), njoftoi se procesi i rivlerësimit për avionët “737 MAX” do të shtrihet deri në vitin e ardhshëm, duke sugjeruar se ka ende një proces të gjatë derisa avioni më i shitur i Boeing të mund të jetë gati për udhëtime ajrore.

Rregullatorët globale të aviacionit ”dënuan” avionët në muajin mars, pasi aksidentet e ndodhura në Indonezi dhe Etiopi rezultuan në vdekjen e 346 personave.

Boeing deklaroi se pavarësisht ndalimit, kompania vazhdoi ndërtimin e avionit dhe tani ka rreth 400 të tillë.

Boeing është një nga eksportuesit më të mëdhenj në SHBA. Tipi i avionit “737 MAX”, prodhuar afër qytetit të Siatëllit, është avioni më i rëndësishëm i prodhuesit./ATSH/

Leave a Reply