Uragani “Sally” godet juglindjen e SHBA

1 viktimë e qindra të evakuuar, përmbytje masive

Teksa brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara përcëllohen nga zjarret masive, ato lindore janë goditur nga një tjetër katastrofë natyrore, nga uragani i fuqishëm “Sally”.

Një viktimë është konfirmuar deri më tani, shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur ndërsa me qindra persona po evakuohen kryesisht në Florida e Alabama. Erërat e fuqishme me një shpejtësi prej afro 170 kilometrash në orë shkaktuan reshje të dendura shiu e dallgë të fuqishme në zonat bregdetare që shkaktuan përmbytje e dëme të konsiderueshme.

Autoritetet thonë se situata është aq e rëndë sa sasia e reshjeve të 4 muajve ka rënë brenda 4 orësh. Më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të shkëputjes së linjave. Niveli i ujërave ka arritur në gjysmë metri në disa zona të banuara. Përmbytjet janë shkaktuar edhe prej daljes nga shtrati të lumenjve. Uragani po zhvendoset më në veri teksa intensiteti i erërave po bie.

Leave a Reply