Urimi i Shaqir Fetait edhe për dituritë bastarduese

(Edhe diçka për “eseun” e Shaqir Fetait lidhur me mësimin dhe diturinë, me rastin e Ditës së Mësuesit Shqiptar)

Në kohën kur shqiptarët dhe, pëgjithësisht myslimanët, po përballen me diskriminim arsimor këtu në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetai, i ekzaltuar apo i veshur nën petkun e skiles turret që mos të ngelë mbrapa dhe, shpreh urimet e tij hipokrite për sa më shumë dituri dhe mësim.

Por, a e tha qoftë edhe një fjalë Shaqir Fetai lidhur me vendimet e pushtetit aktual për pengimin e shkollimit sipëror të medresantëve. Madje edhe atë të drejtë që e patën për t’i ndjekur mësimet në FSHI, ua cunguan! Shaqir Fetai heshti si mumie, nuk e tha qoftë edhe një fjalë, sepse, do të mund ta hidhërojë pushtetin që e instaluan në krye të BFI-së dhe pastaj ta largojnë e mos t’i lënë vend as për myteveli.

A e ka në programin e vet inekzistent Shaqir Fetai angazhimin e tij për valorizimin e FSHI-së si dhe të kapaciteteve pedagogjike dhe intelektuale të mësuesve si në FSHI ashtu edhe në Medrese!

Cilën dituri dhe cilat mësime i bekon Shaqir Fetai? Këto që imponohen nga pushteti maqedonas ndonëse të brymosura me shumë ofendime për shqiptarët dhe për myslimanët e vendit!

A e tha Shaqir Fetai qoftë një fjalë lidhur me ato mësime që ligjërohen nga mësues maqedonasë e shqiptarë ndonëse janë me shumë të pavërteta rreth shqiptarëve! A e ngriti qoftë vetëm një herë zërin kundër përpiluesve të atyre teksteve, kundër Ministrisë së Arsimit, kundër partisë shqiptare në pushtet e cila heshturazi i miraton këto politika diskriminuese dhe ofenduese në mësimin e “të vërtetave” shoveniste për shqiptarët.

A e ngriti zërin te faktorët e ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar për këtë armiqësi institucionale që e shprehin maqedonasit në gjeografi, në histori, në letërsi, në muzikë!

Po si nuk i kanë rënë në sy Shaqir Fetait mësimet që e shtrembërojnë të vërtetën për Muhamedin a.s. si dhe për Kuranin të cilin e servirin si “vepër të Muhamedit a.s.”!

Jo, sepse Shaqir Fetai është i edukuar si më parë në kohën e Jugosllavisë që, gjithçka që serviret nga pushteti maqedonas, të thuhet “amin”, madje në stilin e tij të njohur anekënd vendit!

Shaqir Fetait, sikur të ishte në postin e vet meritor, do t’i kishte hije që të ngiste dhe të financonte komision gjithëkombëtar që të hartohen librat me mësime të unifikuara për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha lëndët shqip dhe jo të na urojë mësime dhe dituri të ligjeruar nga libra e persona antishqiptarë e antimyslimanë./TeKulla/

Leave a Reply