Ushtria e SHBA merr për studim sistemin rus të mbrojtjes, nga fushëbeteja në Libi

SHBA ka marrë në zotërim një sistem mbrojtës raketor rus Pantsir-S1 nga Libia, i cili zotërohej nga fraksioni Ushtria Kombëtare Libiane, ne luften civile që po vijon në vend.

Sistemi i armatimit u mor si pjesë e një operacioni sekret dhe po transportohej drejt bazës amerikane në Gjermani, me ndihmën e forcave turke, aelate të NATO-s, të cilat kanë gjithashtu një prezencë të madhe në Libi.

Sistemi Pantsir është një armatim relativisht i ri dhe ka qenë në shërbim me ushtrinë ruse prej vitit 2012.

Sistemi vlerësohet për mobilitetin e zhvendosjes dhe llogaritet se ka rrëzuar mbi 100 dronë gjatë shërbimit në vende të ndryshme. Sistemi përdoret nga rreth 12 vende që e kanë blerë nga Rusia, prandaj SHBA thote se ka nevojë ta studiojë në detaje, siç kërkon të zotërojë shumë armatime të tjera të avancuara ruse.

Me pare SHBA besohet se ka shtënë në dorë sistemin raketor rus S-300PT nga Ukraina dhe besohet se ka gjithashtu avionët gjuajtës Su-27 e MiG-29, të marrë nga Bjellorusia e Moldavia pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe para kësaj ka zotëruar gjuajtësin MiG-23 dhe sistemin raketor 2K12 KuB nga Egjipti dhe vendet arabe, që i kishin përfituar nga Bashkimi Sovjetik.

Në një operacion në 1988, SHBA sulmoi dhe rrëzoi një helikopter rus Mi-25 të ushtrisë së Çad, i cili konsiderohej asokohe si mjeti më i mirë i sulmit i kohës, dhe shtimi i prezencës së tij në Evropën Lindore ishte kthyer në shqetësim për forcat e NATO.

Leave a Reply