Ushtria në rrugë, Xhaçka nxjerr pamjet: Bashkëpunoni për t’ia dalë të gjithë

“Mirëmëngjes me djemtë tanë në krye të detyrës! Bashkëpunoni për t’ia dalë të gjithë bashkë të kapërcejmë edhe këtë kohë të errët. Kujdesuni për higjienën tuaj e të familjes. Qëndroni në shtëpi! Frikë aspak, kujdes po!” Kështu shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke publikuar pamje nga kontrollet që po bëhen nga Ushtria dhe Policia në rrugë, në kuadër të planit të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama forca të Policisë dhe Ushtrisë po ushtrojnë kontrolle në të gjithë vendin. Nga kontrollet e kryera janë identifikuar mbi 100 të kthyer nga Italia gjatë dy javëve të fundit. Në fokus të kontrolleve janë kryesisht mjetet me targa të huaja. Kontrollet po ju bëhen qytetarëve me mjet identifikimi, ku të dhënat e lëvizjeve të tyre po verifikohen në sistemin TIMS. Në rast konstatimit të kthimit ditëve të fundit në atdhe personit në fjalë i merren të dhënat dhe kërkohet të izolohet në shtëpi. Në mënyrë të vazhdueshme ai monitorohet për të parë nëse kanë simptoma të virusit të rrezikshëm.n Ndërkohë kush del nga izolimi, është paralajmëruar me ndëshkim me gjobë 5 mijë euro.

Leave a Reply