Ushtroi dhunë ndaj Zaev në ambjetet e Kuvendit, prangoset nga policia

Igor Jug nga Kumanova, personi i cili dyshohet se goditi kreun e LSDM-së Zoran Zaev, sot kryeministër,  është prangosur nga policia maqedonase mëngjesin e sotëm.

 

Lajmin e konfirmojnë mediat në Shkup, sipas të cilëve, Igori akuzohet për ushtrim dhune dhe nxitës i tensioneve gjatë incidentit të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Besohet se ka qenë po Igori që ka rrahur edhe kreun e ASH-së, Ziadin Sela.

Leave a Reply