Vaksina italiane e Covid-19 nis testimin tek njerëzit në spitalin e Veronas

Eksperimentimi njerëzor i vaksinës italiane anti-Covid tek gjashtë vullnetarët e parë ka filluar tashme në spitalin e Verona-s.

Vullnetarët e paraqitur për vaksinë variojnë nga një student 18-vjeçar te një mjek 54-vjeçar, të gjithë nga Verona.

“Nëse për gjashtë muaj këta pacientë nuk shfaqin kundërindikacione dhe prodhojnë antitrupa – komentoi Stefano Milleri, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Klinike të Spitalit Borgo Roma në Verona -. Atëherë mund të themi se jemi në rrugën e duhur”.

Tri dozat e para të vaksinave të Grad-Cov2 ishin bërë tek vullnetarët e tjerë të mërkurën e kaluar në Romë në spitalin “Spallanzani”.

Prova e fundit është kryer nga Qendra Klinike e Kërkimit të Spitalit “Borgo Roma” në Verona, si pjesë e bashkëpunimit të nisur nga Universiteti i Verona me Spitalin “Spallanzani”.

Vaksina është “krijuar, prodhuar dhe patentuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera e Castel Romano. Ajo ka kaluar testet paraklinike të kryera si “in vitro” ashtu edhe “in vivo” në modelet e kafshëve, të cilat kanë nxjerrë në pah përgjigjen e fortë të imunitetit të induktuar dhe profilin e mirë të sigurisë. Për këtë arsye u mor edhe miratimi për nisjes e fazës së eksperimentimit tek njerëzit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, Agjencia Italiane e Barnave dhe Komiteti Kombëtar i Etikës për urgjencën Covid-19.

“Nëse të gjitha planet respektohen, nga deri në vitin 2021, mund të prodhohen disa miliona doza.”, bënë të ditur përfaqësuesit e kompanisë farmaceutike italiane.

Leave a Reply