Vala e dytë e Covid përfshin Europën

Franca, Italia dhe Gjermania rrisin kufizimet

Franca ndodhet në situatë alarmante si pasojë e pandemisë në Europë. Numri i të infektuarve me Covid-19 në 24 orët e fundit arriti në 20,339, më i larti që nga shpërthimi i epidemisë. Gjithsej janë 691,977 të prekur, teksa 32,630 të tjerë kanë humbur jetën.

Veçanërisht shqetësuese në Francë është se numri i njerëzve të moshës nga 65 në 74 vjeç të infektuar me koronavirus është dyfishuar në pesë javët e fundit. Me spitalet e mbingarkuara, veçanërisht në Paris dhe zona të tjera ku situata është serioze, Ministri i Shëndetësisë njoftoi hapjen e 4000 shtretërve me një fond prej  prej 50 milion eurosh.

Nëse infkesionet kalojnë pragun prej 50 të prekurish në 100 mijë banorë në një javë Gjermania do të rrisë masat anticovid. Vendimi u bë publik nga Kancelarja Angela Merkel pas takimit me krerët e bashkive të 11 qyeteve më të mëdha në vend. Merkel shtoi se prioritet i saj është evitimi i mbylljes ekonomike dhe sociale siç ndodhi në pranverë.

Kufizimet përfshijnë rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave, kufizime në tubimet private dhe rregulla më të rrepta për blerjen e alkoolit.Thuajse të njetat rregulla, plus punën nga shtëpia do të impelemtojë edhe Italia  pas rritjes se ndjeshme të rasteve të reja. Situata është kritike edhe në Çeki, Poloni e Ukraine, ku ritmi i përhapjes së koronavirusit po rritet çdo ditë.

Leave a Reply