Vazhdojnë protestat masive në Francë

5 / 100 SEO Score

Dita e trembëdhjetë e grevës ka shkaktuar përsëri pengesa dhe tollovi në trafikun e Parisit. Tetë linja të metros janë ndërprerë, ndërsa të tjerat janë duke funksionuar me shërbime të kufizuara.

Qindra mijëra punëtorë të sektorit publik pritet të marrin pjesë në tubimin e së martës në kryeqytetin francez. Protestuesit filluan të mblidhen në orën 11 në pjesën qendrore të Parisit. Policia ka vendosur barrikada përreth pallatit presidencial para fillimit të protestës.

Disa vende evropiane e kanë rritur moshën e daljes në pension ose i kanë zvogëluar pensionet për t’iu kundërpërgjigjur ndikimit të jetëgjatësisë më të madhe dhe nevojave për rritje ekonomike. Analistët thonë se reforma pensionale e Francës do t’i detyrojë punëtorët të punojnë më gjatë dhe të marrin pensione më të vogla.

Sipas anketave, më shumë se 60 për qind e francezëve i përkrahin këto greva dhe protesta, por do të donin që në vend të mbretëronte qetësia dhe rendi gjatë kohës së Krishtlindjeve. Megjithatë, sindikatat e punëtorëve kanë paralajmëruar se grevat do të vazhdojnë edhe gjatë festave të fundvitit.

Më së shumti pakënaqësi ndaj planit të qeverisë për reformën pensionale kanë shprehur punëtorët e hekurudhave dhe mjekët, por pjesë e protestës të martën pritet të bëhen edhe punëtorët e fushave të tjera të sektorit publik, shkruan “France24”.

Leave a Reply