Vazhdojnë vjedhjet e Mustafa Dautit

Institucionet gjegjëse të shtetit duhet ta ndalin këtë maskarallëk. Mjafton që BFI-së t’i kërkohen listat e shpërndarjes së ndihmave humanitare, të verifikohen ato në terren, lista e donatorëve, shuma e donuar dhe shuma e shpenzuar për mbushje të pakove! Hajni e madhe, e tmerrshme, e turpshe.

Më në fund, hajni profesonist dhe lavatriçja e punëve të pista të Sulejman Rexhepit, Mustafa Dauti, e pranoi atë që disa herë është thënë e publikuar në shumë portale se, aktivitetet humanitare i përdor sa për ta pasuruar xhepin dhe albumin e vet personal, sa për t’u tallur me fukaratë si dhe sa për t’i gënjyer e zhvatur donatorët. Është thënë dhe shkruar se Mustafa Dauti nuk ka fytyrë që të përballet me të varfërit. Jo se përton, por i druhet se mund t’i krisë dajaku kokës për shumë mashtrime për shumë vjedhje dhe për shumë kriminalizim që ka bërë e ku i ka përfshirë edhe shumë të varfër të vendit tonë.
Mustafa Dauti sot paska “shpërndarë ndihma në Kavadar”! Në fakt, në magazen e tij të pistë vjen Ahmet Fazliov, myteveli i Xhamisë së Kavadarit, i ngarkon nja pesë-gjashtë pako në makinën e vet private dhe, një Zot e di se ku përfundojnë ato pako! Ndërsa Mustafa Dauti, për ta përmbushur normën e vjedhjes së artikujve të donuar për humanitet, pa fije turpi deklaron se, “i ka parasysh të gjithë besimtarët dhe të gjithë qytetarët e vendit pa bërë dallime”. Po pse në Kavadar qekan vetëm 5-6 familje të varfër!? Po, Mustafa Dauti i ka parasysh PËR T’I VJEDHUR të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit pa bërë dallime! Kjo është e vërteta! Ç’turp i madh na ka kapluar me këto veprime djallëzore të Mustafa Dautit dhe të mentorit të tij, Sulejman Rexhepi! E degraduan Institucionin e BFI-së në sinonim të hajnisë!

Leave a Reply