Vazhdon dekoratomania e Sulejman Rexhepit

Mbrëmë opinioni i gjërë shqiptar ka lexuar për skandalin e radhës të Sulejman Rexhepit. Vazhdon avazi i sëmundjes së tij të pashërueshme, ”dekoratomania”. Nëse brenda vitit nuk do të dekorohet nja dy-tri herë, qoftë edhe prej askushit, ky çmendet! Dhe, ja ku përkohësisht e ka zbutur çmendinë e vet! I ka thënë organit të vet (!!!), “myftiut” Qani Nesimi, ndryshe mik i ngushtë i Donald Trampit, që t’ia gjejë ndonjë hoxhë eminent i cili do ta dekorojë, që do t’ia japë qoftë edhe një “kupë” modeste!

Në fb të vetin Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, shkruan: “Hafëz Imeri është nga imamët më të vyer të komunës së Zhelinës, po dhe të Tetovës në përgjithësi. Puna e tij me xhemat, mësimi i nxënësve (talebeve) në mejtep dhe si profesor në Medresen Isa Beu gjithnjë ka rezultuar me sukses. Është nijeti i mirë i këtij dijetari islam, përgatitja me themel, aftësia për të komunikuar me sabër dhe me kulturë me çdo besimtar, ajo që e dallon këtë imam, prej të cilit shumëkush ka parë hair.”

Meqë me kaq përulësi flet për imamin nga Strimnica, pse nuk e dekoron Sulejman Rexhepi këtë imam por kërkon që të dekorohet prej tij?! Nuk është skandaloze dhe tepër e turpshme? Pastaj, nuk u mor vesh se pse e dekoroi imami Mulla Sulën: për të arriturat e tij në fushën e xhudos, në karate, në boks apo në pehlivana? Sepse, vetëm sportistët e kësaj kategorie (edhe atë, provincialistët) pranojnë dekorata, diploma e stipendi, veshur solemnisht në kostume sportive! Në rastin konkret, antisportisti Sulejman Rexhepi, i veshur në kostume sportive në çastin e “dekorimit”, në fakt veçsa e shpreh talljen dhe urrejtjen ndaj imamit që pranon të dekorojë një prej njerëzvë më të këqinj në këtë nënqiell. Për këtë të vërtetë Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdishëm, prandaj dhe i del imamit përpara si ”tepaç”, si dikur moti stërshitës i bletave të kinemave!
Respekt pak për imamin e Strimnicës o Mulla Sulë. Mos manipulo me opnionin, mos nxirr në foto hadithin e Pejgamberit a.s. i cili thotë: “Ata që e duan njëri tjetrin për hirë të Allahut, do të jenë nën hijen e arshit (Fronit të Zotit)”.

Është shumë pak e besueshme që Mulla Sula ta ketë dashur ndonjëherë imamin e Strimnicës! Prandaj as mos ta ëndërrojë Arshin! Kurse, besojmë fort se hafiz Imeri, e ka kryer një kërkesë në emër të Zotit, të cilën ia kanë kërkuar piunët e Mulla Sulës! Nëse këtë hadith e ka përdorur për ta dëshmuar miqësinë me “fotomodelin” e tij, me lavatriçen personale të parave të pista, Mustafa Dautin, atëherë, një është më se e sigurtë, si Allahu Një: Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti kurrë nuk e duan njëri tjetrn për hirë të Allahut, por për hirë të falimentimit sa më të shpejtë të BFI-së, të cilën po e vjedhin përmes “organizatës njeri” të Mustafa Dautit. Një dashni e këtillë nuk të siguron asgjë tjetër përveçse fundin e Xhehenemit!

Kështu dikur Sulejman Rexhepi i dekoronte njerëzit e mirë dhe ata që i kishte për shpirt

Leave a Reply