Vazhdon karvani i hajnisë

Sot në Gostivar u lakuriqësua edhe më shumë Mustafa Dauti. Ai rrejti për numrin e pakove si dhe për peshën e tyre. Mustafa Dauti po tallet me dinjitetin e skamnorëve duke u shpërndarë artikuj me afat të skaduar, ndërsa Myftiu Shaqir Fetahu luajti rolin e kamufluesit të gënjeshtrës dhe vjedhjes së Mustafa Dautit i cili Muajin e Ramazanit e përdor për tia shplarë mëkatet Sulejman Rexhepit përjetësisht të mëkatshëm

Shkruan Besim Shaqiri

Edhe sot u dëshmua ajo për të cilën tash e sa ditë po flasin mediat rreth OH Hilalit të Mustafa Dautit, i cili, bashkë me Sulejman Rexhepin, alias Mulla Sulën, organet e BFI-së tashmë i kanë shndërruar në lavatriçe të parave dhe të aktiviteteve të pista të tyre.
Sot, karvanin e vet të hajnisë së rëndë Mustafa Dauti e ka ndalur në Myftininë e Gostivarit ku është tallur me skamnorët dhe jetimët, ndërkohë që këtë organ të BFI-së e ka manipuluar duke e vënë në shërbim të qëllimeve të tij të pista.
Mustafa Dauti pa pikë turpi deklaron se ka shpërndarë 300 pako, diku mbi gjashtë ton ndihma humanitare. Mustafa hajnit duhet bërë me dije se sot, në oborrin e Myftinisë së Gostivarit nuk kanë qenë më shumë se 128 pako dhe, sipas pakove që janë matur sapo kanë dalur nga oborri i Myftinisë është konstatuar se nuk kanë qenë më të rënda se 11 kg. respektivisht jo më shumë se një ton e gjysëm!
Se Musafa hajni tashmë është i dëshmuar si rrencak dhe hajn i përkryer kjo tashmë është më se e ditur, por, habit fakti se si me aq lehtësi vihet në shërbim të tij myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu. Si ia mbanë goja këtij farë myftiu që të deklarojë se me këto ndihma Mustafa po zbutë varfërinë tek skamnorët e Gostivarit. A e di Shaqir Fetahu se sa familje të varfëra janë të evdinentuar në Gostivar. Cili është kriteri që i futë në kaegorinë e të varfërve qytetarët e Gostivarit? A e di Shaqir Fetahu që sipas statistikës zyrtare në Gostivar janë të evidentuar rreth 6248 familje të varfër, skamnorë e nevojtarë për ndihma humanitare?
Pse myftiu Shaqir Fetahu me aq lehtësi pranon që ta zyrtarizojë e ta vërtetojë gënjeshtrën dhe hajninë e Mustafa Dautit? Vetëm për faktin që thotë se në këtë aktivitet ka përkrahjen e parezervë të Sulejman Rexhepit? Rrej Mustafa rrej Shaqir Fetahu, krejt kjo për llogari personale të Mulla Sulës! Del Shaqir Fetahu para mediave dhe thotë se sot u dhuruan 350 pako, diçka mbi 6 ton ndihma dhe se me këto pako në këtë ditë të bekuar të muajit të Ramazanit, kemi kënaqësi të veçantë që të gëzojmë zemrat e besimtarëve, respektivisht skamnorëve, me qëllim që edhe ata ti gëzojmë me ndihma që sa më lehtë ta kalojnë muajin e Ramazan Sherifit… A është i vetëdishëm Shaqir Fetahu se çka flet apo është i eksaltuar nga vizita e Mustafa bukuroshit! Shaqir Fetahu nuk guxon që ti gëzohet ndihmave të OH HILAL të Mustafa Dautit që i sjell për skamnorët e Gostivarit të cilët i gëzon për Ramazan, sepse kjo detyrë është para së gjithash e Myftiut Shaqir Fetahu dhe e operativës së tij. Ky farë myfti i eksaltuar nuk guxon të mendojë se me këto ndihma u gëzuan zemrat e skamnorëve të Gostivarit, sepse i ofendon dhe i mohon të gjithë ata qindra e mijëra familje që sot i thyejnë gishtat në sofrën e skamjes, ndërkohë që vetë e ka trashur qafën si bizon, duke mrizuar nën hijen e strategjisë së Mulla Sulës që ngritet mbi komponentat e hajnisë, korrupsioit dhe të shkatërrimit.
Jo vetëm Shaqir Fetahu por, edhe myftitë e tjerë duhet të këndellen dhe të kuptojnë se nuk janë servis i propagandimit te imazhit të Mustafa Dautit e të Suejman Rexhepit që mundohen të shpërfaqen si melaqe duke ndarë ndihma të paketuara nga ato që vitin e kaluar i kishin pasur si donacion nga Drejtria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë. Sot, në disa pako, pasi u matën dhe u kontrolluan u vërejtën disa mallra me afat të skaduar si dhe oriz i krimbur. Kjo është ndihma e Mustafa Dautit për skamnorët dhe kjo është ndihma të cilën e bën kabull myftiu Shaqir Fetahu për skamnorët e territorit të vet?
Organet e BFI-së para se të bëhen tërësisht gaz i botës, duhet që përfundimish të heqin dorë nga institucionalizimi i hajnisë së Mustafa Dautit, të heqin dorë nga miratimi dhe shitja e rrenave të Mustafa Dautit si hadithe të Mulla Sulës dhe të kuptojnë se janë futur në makinerinë që prodhon veç tallje, ofendim dhe nënçmim të të varfërve dhe skamnorëve myslimanë të vendit.

Leave a Reply