Vazhdon rritja e vlerës së Vedat Muriqit, ky është çmimi i fundit

Vedat Muriqit është duke i fluturuar çmimi në treg

Sulmuesi i Fenerbahçës i është rritur përsëri çmimi nga 8 milionë në 12 milionë në faqen e njohur të transfereve, transfermarkt.

Vedatit i ishte rritur çmimi edhe vitin e kaluar ku na 3 milionë i ishte rritur në 8 milionë euro.

Sot kjo faqe ka përditësuar çmimin e lojtarit duke e rritur atë në 12 milionë euro.

Vedat Muriqi ka shkëlqyer deri me tani me Fenerbahçen në Super Ligën turke ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë tri asistime në 16 paraqitje për skuadrën, shkruan GazetaExpress.

Ai ka shënuar edhe një gol në kupën e Turqisë ku ka bërë edhe një asistim.

Muriqi po ashtu ka shënuar edhe katër gola për Kosovën dhe ka bërë dy asiste nga gjashtë ndeshje për kualifikimet për Euro 2020. /GazetaExpress/

Leave a Reply