“Vdekje diktatorit”/ Ashpërsohen protestat antiqeveritare në Irak

Udhëheqësit iranianë po përballen me presion nga brenda dhe jashtë vendit, ndërsa zemërimi i qytetareve sa vjen dhe rritit tyre . Mijëra protestues vijojne protestat në Teheran, kundër qeverisë lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas që shkaktoi vdekjen e 176 personave në bord.

Me parrulat “vdekje diktatorit”, ata i bëne thirrje liderit suprem Ajatollah Ali Khamenei të laegohet nga posti.

Policia iraniane u detyrua të përdorë gazin lotësjellës për të shprëndarë turmën e rebeluar në sheshin Azadi në Teheran.

Protestat u shtrine edhe në qytete të tjera të vendit në Shiraz, Esfahan, Hamedan dhe Orumijeh, në shenjë pakënaqësie kundër regjimit.

Mgjithatë presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha se vendi i tij “shpreh keqardhje të thellë për këtë gabim katastrofik” dhe “mendimet dhe lutjet e tij shkojnë për të gjitha familjet në zi”.

Avioni ukrainas kishte në bord shtetas nga vende të ndryshme të botës, por shumë qytetarë të zemëruar në Iran e shohin incidentin si një tragjedi. Autoritetet arrestuan ambasadorit britanik Rob Macaire ndërsa ishte në mesin e një turme protestuesish përpara Universitetit Amir Kabir të Teheranit, nën akuzat për nxitje të demostratave anti-qeveritare, por ai u la I lirë vetëm disa orë më pas.

Lideri suprem në Teheran Khamenei fajësoi praninë e SHBA-ve dhe grupet e mbeshtetura prej saj për situatën e trazuar në vend.  Në mesin e një situate të trazuar dhe tensioneve gjithnjë e në rritje, liderët europianë I bëne thirrje Iranit të respektojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, në një deklaratë të përbashkët apeluan per “vetëpërbajtje. Ndërkohë edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri, duke shprëndarë një postim të sekretarit të shtetit, theksoi se Uashingtoni i bën thirrje të gjitha kombeve që të kundërshtojnë ideologjinë e terrorit të regjimit iranian.

Leave a Reply