Vdes agjenti i cili i futi në kurth djemt e UÇK-së „Lagja e Trimave …

Vdes agjenti i DSK-së Nimetulla Abdullahu nga fshati Hotël i Komunës së Likovës. Raportohet se Abdullahu ka gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi kardiak, mbrëmë në orët e vona. Emri Nimet Abdullahu ishte njëri ndër emrat e agjentëve të DSK-së që u përmend në seancat gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave”.

Të akuzuarit e rastit Kumanova kishin kërkuar që Abdullahu të thirret si dëshmitarë, por kërkesa e mbrojtjes nuk ishte pranuar. Konkretisht i akuzuari Sevdail Miftari kishte akuzuar drejtpërdrejtë tashmë të ndjerin Abdullahu për futjen në kurth të disa pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, respektivisht personave që fillimisht dyshoheshin për logjistikë në mesin e të cilëve është edhe kushëriri i agjentit, Sadaudin Abdullahu i njohur si Kaca.

Agjenti Abdullahu ishte akuzuar edhe nga banorët e fshatit Hotël për tradhti ndaj bashkëfshatarëve Ragmi Latifi dhe Musadik Pajaziti.

Emri i Abdullahut është përmendur edhe pas një deklerate të kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë  Sulejman Rexhepit dhënë në shkurt të vitit 2016 për rrjetin e gazetarisë hulumtuese BIRN, i cili kishte deklaruar se përmes të punësuarve në BFIM, ka patur oferta nga ‘komandantët e Kumanovës’ për ta pastruar situatën me kundërshtarët e tij, por këto oferta janë refuzuar nga kreu i BFIM-së, transmeton Telegrafi.

Marrë parasyshë faktin që agjenti Abdullahu ishte një ish medresant, një nga ata që mbaruan shkollë teologjike në Tunisi si dhe djal i hafiz Ilmiut, mikut të Sulejman Rexhepit, shto këtu se kushuriri i agjentit Sadullah Abdullahu, është referent në Muftininë e Bashkësisë Islame të Kumanovës, ishte e qart se oferta për të cilën fliste Sulejman Rexhepit e kishte nga agjenti Nimetullah Abdullahu.

Leave a Reply